Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka vdekur një person dhe 15 persona të tjerë janë në gjendje të rëndë nga Covid19.
Nga 4996 testime të kryera, 793 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 203.460raste shërimi nga COVID-19.
Aktualisht në nivel vendi janë gjithsej 13.786 pacientë aktivë me COVID.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.












