15 raste pozitive me COVID-19 janë duke u trajtuar në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, ndërsa 33 tjerë të tjerë janë prej atyre që e kanë kaluar virusin. Kështu bën të ditur ShSKUK në raportin e saj 24-orësh.
Në raportin e ShSKUK-së gjithashtu theksohet se 11 pacientë janë me oksigjeno-terapi, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 6 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 8 pacientë post-covid-19
Spital i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë