Banja ose dushi i përditshëm mund të jetë rutinë për shumë prej jush. Por a është vërtet e nevojshme kjo edhe për fëmijët tuaj? Përgjigja është jo.
Natyrisht, ka ditë kur dushi është i nevoshëm, si për shembull nëse fëmija juaj është i mbuluar me djersë ose papastërti të tjera të dukshme. Ndonjëherë mjeku mund të rekomandojë edhe larjen e përditshme, por kjo për shkak të problemeve të caktuara të lëkurës.
Por se cila është arsyeja se përse nuk është e nevojshme që të lani çdo ditë fëmijët dhe cilat janë këshillat e specialistëve, AgroWeb.org ju fton t’i zbuloni më poshtë! Shpesh dushi mund të jetë i pashmangshëm për fëmijët e vegjël dhe foshnjat, por kur mundeni është mirë t’i shmangni banjot ose dushet e shpeshta.
Duke qenë se lëkura përmban natyrshëm vajra natyralë mbrojtës dhe baktere të mira, që ndihmojnë për t’i mbajtur ata të shëndetshëm, larja e shpeshtë mund të shkaktojnë tharje dhe irritim të lëkurës. Për këtë arsye mjekët rekomandojnë të shmangni përdormin e sapunëve të ashpër antimikrobikë dhe në vend të tyre të përdorni sapunët e butë.
Hidratimi është gjithashtu thelbësor, veçanërisht nëse fëmija juaj ka lëkurë të thatë ose jetoni në një klimë të thatë.
Koha më e mirë për t’u hidratuar është menjëherë pas larjes, për të bllokuar të gjithë lagështinë. Ekspertët rekomandojnë që fëmijët të lahen dy ose tre herë në javë. Ndërsa adoleshentët mund të kenë nevojë për më shumë larje gjatë javës, në varësi të nivelit të aktivitetit fizik dhe përdorimit të deodorantit. Mos përdorni ujë të nxehtë, por në vend të tij përdorni ujë të ngrohtë.
Përdoreni ujin e ngrohtë për një kohë të shkurtër, të mjaftueshme për të përfunduar larjen. Shmangni sapunët e fortë antibakterialë dhe në vend të tyre përdorni sapun ose shampo të butë. Nëse fëmija juaj ka lëkurë të thatë, përdorimi i një hidratuesi të butë dhe pa aromë pas banjës.
Nëse fëmija juaj ka ekzemë ose ndonjë sëmundje tjetër të lëkurës, konsultohuni me mjekun tuaj për të marrë këshillat e përshtatshme.