Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Testimi i parë njerëzor i vaksinës për sëmundjen e Alzheimerit do të nisë në spitalin e Bostonit

Spitali i Brigham dhe Spitali i Womans’s do të testojnë sigurinë dhe efikasitetin e një vaksine nazale që synon parandalimin dhe ngadalësimin e sëmundjes së Alzheimerit.

Fillimi i provës së vogël të fazës së parë vjen gati pas 20 vitesh kërkimi të udhëhequr nga Howard L. Weiner, MD, bashkëdrejtor i Qendrës Ann Romney.

Kjo provë do të përfshijë 16 pjesëmarrës, mes moshave 60 deri në 85 vjeç, të gjithë me Alzheimer të hershëm simptomatik, por përgjithësisht të shëndetshëm. Ata do të marrin dy doza të vaksinës, për një distancë kohore prej një jave.

Nëse kjo fazë shkon mirë, atëherë do të nevojitet edhe një provë shumë më e madhe për ta testuar efektivitetin e saj, transmeton CBSNews

Edhe më herët studiuesit mjekësorë në mbarë botën kanë punuar për vite me radhë për të zhvilluar ilaçe të reja për të trajtuar ose ngadalësuar Alzheimerin. Mirëpo shumë nga medikamentet eksperimentale, që dikur në studimet e hershme dukeshin premtuese, nuk kanë arritur rezultat, duke i lënë pacientët dhe familjet e tyre me pak opsione të mira për trajtim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë