Një shpërthim jashtë Spitalit të Grave në Liverpool të dielën është shpallur një incident terrorist nga policia.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, një taksi shpërtheu dhe u përfshi nga flakët pak para orës 11:00 në një zonë të zbritjes pranë hyrjes, duke vrarë pasagjerin dhe duke plagosur shoferin.
Taksisti, David Perry, u shpall hero nga kryebashkiakja e Liverpool-it, Joanne Anderson, për mbylljen e të dyshuarit brenda automjetit.
Katër burra janë arrestuar në qytet në lidhje me incidentin e së dielës.
Pasagjeri i taksisë duket se ka bërë një “pajisje shpërthyese të improvizuar” që shkaktoi shpërthimin, tha shefi i policisë kundër terrorizmit në North West, Russ Jackson.
Motivimi i burrit ishte “ende për t’u kuptuar”, tha ai.