Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin public se, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve edhe i dyshuari i pestë, me incialet R.I., për shkak të dyshimit se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e cila ka ndodhur më 8 nëntor 2021, në Gjilan, në të cilën, është vrarë i ndjeri E.R.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit R.I., ka lëshuar aktvendim mbi ndalim për veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj tij do të vazhdojë me procedurat e tjera hetimore.