Periudha e pandemisë ka qenë mjaft e vështirë për bizneset private, por pavarësisht kësaj pronari i kompanisë “Meka Halal Food”, Burim Piraj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nga 1 nëntori do të rris pagat e të gjithë të punësuarve në këtë kompani për pesë për qind.
“Edhe pse këtë vit kemi pas rritje të pagave sipas meritës së të punësuarave në vende pune të caktuara sot kam marr vendim që nga 1 Nëntori të rris pagat e të gjithë të punësuarve në MEKA HALAL FOOD për 5%””, ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Facebook.
“Zotit sepse e kemi realizuar planifikimin për këtë vit 100% Elhamdulilah.
Zoti ju bekoftë!
Qoftë paqja mbi ju!”, ka shtuar Piraj.
Ndryshe, në vazhdimësinë e fushatës së egër të Serbisë për pengimin e zhvillimit të shtetit të Kosovës, kohëve të fundit u krijua një kauzë për mos blerjen e produkteve që vijnë nga territori fqinj.
Ndonëse iniciativa të tilla për bojkotimin e këtyre produkteve ka pasur edhe në të kaluarën, efektet nuk kanë qenë ato për të cilat është bërë thirrje.
Inicuesi i kësaj fushate, Burim Piraj, në një intervistë të dhënë për portalin Familja Jonë, kishte treguar se me këtë çështje (të bojkotimit të produkteve serbe) është marrë edhe më parë, por si individ. Vendosja e reciprocitetit në raport me targat, për Pirajn, ishte një pikënisje drejt misionit të ndalimit të tërësishëm të blerjes së çfarëdo produkti që vjen nga territori serb. Ai fillimisht hapi një grup me emrin “Mos bli produkte serbe” të cilit iu bashkuan shumë persona.
Që prej marrjes së një iniciative të tillë, sipas Pirajt, është vënë re një ulje importi nga fqiu verior. Gjithsesi, ai thekson se këto të dhëna nuk dihet se a janë si efektivitet i iniciativës apo si pasojë e bllokadës dyjavore.