Asnjë person nuk ka vdekur dhe 15 të tjerë janë infektuar nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Këto rezultate dolën pas testimit të 2 mijë e 579 mostrave me metodën RT-PCR.
Në raportin 24-orësh gjithashtu theksohet se brenda një dite janë shëruar 56 persona nga COVID-19 dhe 7 mijë e 726 të tjerë janë vaksinuar. /familjajone