Sot është duke u mbajtur dita e dytë e Kongresit të Dytë të Mjekësisë në Prishtinë.
Sikurse edhe në ditën e parë, edhe sot, në qendër të diskutimeve në këtë Kongres po del të jetë onkologjia.
Gjatë ditës së djeshme po ashtu pati ligjërime nga ekspertë të fushës në lidhje me onkologjinë.
U prezantuan temat të cilat kanë qenë të parapara, si:
“Kurimi i kancerit nga praktika e përditshme te parandalimi dhe kërkimi”, “Radioterapia e ndihmuar nga nanogrimcat me Imunoterapia duke përdorur biomateriale të mençura në trajtimin e kancerit”, “Praktika në epokën e mjekësisë precize- përparësitë dhe sfidat, shëndeti mendor tek fëmijët me neoplazmë” etj.
Prezantuan ligjëruesit: Prof.Dr. Mentor Petrela, Dr. Bashkim Ziberi, Dr. Ekrem Maloku, Dr. Dafina Ademi Islami, Dr. Faton Sermaxhaj, Prof. Ass. Dr. Shemsedin Sadiku etj. /GazetaShneta