Aktualisht tretman mjekësor për COVID-19, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, janë duke marr 102 pacientë.
Sipas njoftimit për media, nga 120 pacientë 66 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe 5 të tjerë në gjendje të rënduar shëndetësorë.
“Në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, po trajtohen 102 pacientë. Prej tyre, 66 me oksigjeno-terapi dhe 5 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në raportin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitarë të Kosovës.