Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Të jetosh gjatë dhe shëndetshëm – Martha Stewart

Propozuar nga Libraria Dukagjini – Prishtinë
Çdo javë do të iu sjellim nga një libër propozim për të lexuar, nga Libraria Dukagjini në Prishtinë.

Këtë javë stafi i librarisë na ka propozuar librin “Të jetosh gjatë dhe shëndetshëm” nga Martha Stewart






Ky libër ndryshe nga të tjerët ofron këshilla për një audiencë të caktuar.
Martha Stewart, njëbusinesswoman nga Amerika ofron këshilla për një jetesë të shëndetshme dhe të gjatë, duke iureferuar atyre të cilët tashmë kanë kaluar të dyzetat.
Ajo nga eksperienca e saj i këshillon lexuesit që të shijojnë jetën e tyre sidomos
pas moshës dyzet vjeçare duke iu ofruar atyre rreth dhjetë rregulla.Për më tepër, autorja thotë
se kjo audiencë mund të arrijë të jenë të lumtur dhe të shëndetshëm duke filluar nga
ndryshimi i ambientit që i rrethon në shtëpi dhe pastaj të merren me ndryshimin e gjërave të
tjera.
Dhjetë rregullat e arta për një plakje të suksesshme janë të ndarë në kapituj, ku gjithmonë trajtohentë cilat ndryshojnë përgjatë çdo dhjetëvjeçari.
Duke përfshirë këtu:
· TË USHQEHEMI SHËNDETSHËM: mbani një depo me produkte të shëndetshme,
ku të gjenden elementet bazë të regjimit tonë ushqimor.
· TË QËNDROJMË NË FORMË DHE TË SHËNDETSHËM: qëndroni në formë duke
përmirësuar ekuilibrin, forcuar rezistencën dhe duke ruajtur fleksibilitetin.
· MENDJE E SHËNDOSHË: stimuloni aktivitete të reja për trurin për të parandaluar
humbjen e kujtesës.
· PERSPEKTIVË E SHËNDETSHME: vendosni pikësynime të përditshme duke
forcuar lidhjet shoqërore.
· TË JETOJMË SHËNDETSHËM ÇDO DITË: mjekohuni me zgjuarsi dhe kushtojuni
vëmendje dhimbjeve.
· PAMJE E SHËNDETSHME: kujdesuni për lëkurën dhe përshtatni grimin me
moshën.
· SHTËPI E SHËNDETSHME: krijoni mjedise që pasqyrojnë mënyrën se si doni të
jetoni.
· PËR NJË TË ARDHME TË SHËNDETSHME: mbani në kontroll shëndetin, që të
parandaloni sëmundjet.
· KUJDESI PËR SHËNDETIN: përgatituni të ndihmoni të tjerët, por pa lënë pas dore
veten.
Në fund, autorja tregon se çelësi për të jetuar “gjatë dhe shëndetshëm” është duke krijuar
zakone të thjeshta dhe pastaj çdo dhjetë vjet kur t’i arrini të pesëdhjetat e të gjashtëdhjetat ta
keni më të lehtë për të jetuar shëndetshëm dhe pa probleme.
Gjithashtu, për sa i përket këtijlibri, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës thotë: “Shpesh herë e kam vërejtur qëkur merren masat më të thjeshta për tu kujdesur për shëndetin, ato përbëjnë një ndryshim tëmadh”.
Më pas ai thotë se “Idetë të cilat mund t’i gjeni tek libri “Të jetosh gjatë dhe
shëndetshëm” mund të përfshihen në aktivitetet e përditshme të cilat të ndihmojnë të ndiheni
më mirë dhe të vazhdoni të bëni atë se çfarë ju dëshironi”. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë