Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Agjenda e pritjes për kampionët olimpikë

Nesër do të bëhet pritja e kampionëve olimpikë të Kosovës, të cilët janë nisur për të ardhur nga Japonia.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se pritja ceremoniale do të fillojë nga aeroporti “Adem Jashari” si dhe do të vazhdojë deri në sheshin “Nëna Terezë”

Agjenda e plotë:

Nesër (02 gusht 2021), ora 19:50, bëhet pritja e Kampionëve Olimpikë.

Ceremonia shtetërore e pritjes së Kampionëve Olimpikë është e ndarë në dy pjesë:

1. Pritja ceremoniale shtetërore në Aeroportin “Adem Jashari” në orën 19:50, me ç’ rast mbahet konferencë për media.

2. Ardhja e Kampionëve Olimpikë në sheshin “Nëna Terezë” në orën 21:00.

ME RËNDËSI:
Për pjesën e xhirimeve në aeroport ftoheni që sa më herët të dërgoni emrat e ekipit pjesmarrës nga medium juaj për akreditim. Personi kontaktues është Valentina Gara nga aeroporti “Adem Jashari”, email: vgara@limakkosovo.aero

Agjenda:

Pritja ceremoniale në Aeroport

Itenerari i fluturimit
Aterimi në Aeroportin “Adem Jashari: – 02.08.2021 – 19:50, dalja në terminalin VIP
Konferencë për media
Trajneri Driton Kuka
Trajneri Agron Kuka
Distria Kranisniqi
Nora Gjakova
Akil Gjakova
Zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani

Ardhja e Ekipit të Xhudos në sheshin “Nëna Terezë”

Arritja e ekipit të xhudos në sheshin “Nënë Tereza” pritet të jetë rreth orës 21:00.
Qytetarëve do t’u drejtohen:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti
Trajneri Driton Kuka
Distria Krasniqi dhe
Nora Gjakova.

Youtube

Arkiva

Kategoritë