Në ditën e higjienës menstruale, tualetet e fakulteteve, shkollave publike dhe kafiterive kanë marrë pamje tjeter.
Pecetat menstruale dhe testet për identifikimin e infeksioneve u shpërndanë nëpër hapësira publike me qëllim të kundërshtimit të varfërisë menstruale dhe stigmatizimit të menstruacioneve.
Këtë e ka bërë të ditur faqja në Facebook QIKA, duke thënë se të gjithë personat që kanë cikël menstrual kanë të drejtë të kenë qasje në produkte menstruale falas.
“Të gjithë personat që kanë cikël menstrual kanë të drejtë të kenë qasje në produkte menstruale falas dhe në kushte për mirëmbajtjen e higjienës menstruale. Shëndeti dhe higjiena menstruale është çështje e të drejtave të njeriut dhe si e tillë duhet të trajtohet”, thuhet tutje në njoftim.