Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Infektologu Mehmeti kritikon SHSKUK-në: Mbyllja e MIQ Covid veprim i ngutshëm, detyrohemi të intubojmë pacientë në repart

Infektologu Murat Mehmeti ka kritikuar menaxhmentin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar për mbylljen e Mjekimit Intensiv Qendror-Covid dhe bartjen e pacientëve në Klinikën Infektive.

Gjatë ditës së djeshme janë bartur tre pacientë nga MIQ-Covid në njësinë intensive të Klinikës Infektive, shkruan Gazeta Shneta.

Bartja e pacientëve ka ndodhur për shkak të rënies së numrit të tyre, për të liruar hapësirat e intensivës qendrore për pacientë të tjerë, si dhe për të mundësuar punën e anesteziologëve në salla.

Por të ngutshëm po e konsideron këtë veprim të menaxhmentit të SHSKUK-së, një infektolog i Klinikës Infektive. Dr. Murat Mehmeti ka thënë se është ende herët të mbyllet MIQ-Covid.

“Momentalisht i kemi katër pacient të shtrirë në njësinvë intensive në Klinikën Infektive, aq sa është kapaciteti i mjekimit intensiv. MIQ Covid tash për tash nuk ka asnjë pacient. Unë mendoj se ndoshta ka qenë një veprim i ngutshëm i lëvizjes së këtyre pacientëve dhe kthimi në normalitet i mjekimit intensiv”, ka deklaruar Mehmeti në KlanKosova.

Ai ka thënë gjatë ditës së djeshme se kanë pranuar një rast potencial për intubim në intensivë, por mund të detyrohen ta vendosin në repart me CPAP për shkak të mungesës së shtretërve në intensivë.

“Para një ore pranuam një rast shumë të rëndë nga Mitrovica. Kjo paciente është një kandidate potenciale për t’u kaluar në mjekimin intensiv dhe e përmenda që në mjekimin intensiv është i mbushur kapaciteti dhe ka mundësi që të detyrohemi që nëse ka nevojë pacientja të intubohet, përkatësisht të vendoset në modin e ashtuquajtur CPAP në repart”, ka deklaruar Mehmeti.

Ai ka thënë se edhe tre pacientë të tjerë në reparte mund t’iu përkeqësohet gjendja dhe të kenë nevojë për intensivë.

Për këtë arsye Mehmeti ka deklaruar se është dashur të pritet edhe pak për të mbyllur MIQ-Covid. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë