13 mijë e 930 persona janë ende aktivë me koronavirus në Kosovë.
Numri i rasteve aktive është ende i lartë, pas infektimeve të shumta që u regjistruan javëve të fundit në Kosovë.
Sot pati një numër më të vogël të të infektuarve se zakonisht. Brenda 24 orëve u regjistruan 571 të infektuar me koronavirus, nëntë të vdekur dhe 727 të shëruar prej 4 mijë e 351 mostrave të kryera. /familjajone