Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kardiologu Fahri Beqa: 656 mijë të vaksinuar vetëm dje në Gjermani, 290 mijë nga ta në ordinancat e mjekëve familjarë

Kardiologu Fahri Beqa, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se Gjermania ka shënuar një rekord të ri ditor sa i përket numrit të të vaksinuarve brenda ditës kundër koronavirusit. Ai thekson se 656 mijë persona janë vaksinuar vetëm dje, ku 290 nga të vaksinuarit e kanë kryer këtë proces në ordinancat e mjekëve familjarë dhe mjekëve specialistë në tëtrë territorin e Gjermanisë.

Deri dje numri maksimal i të vaksinuarve brenda ditës ishte 367.000.

Sipas kardiologut që profesionin e tij e ushtron në Gjermani, kjo rritje e numrit të të vaksinuarve ka ndodhur si pasojë e shtimit të presionit publik, në mënyrë që pandemia të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Tutje, në postimin e tij në Facebook, Beqaj shtoi se ky numër i të vaksinuarve do të rritet edhe më shumë ditëve në vijim, por që do të shoqërohet edhe me ashpërsim të masave nga shteti gjerman.

Beqa nënvizoi se duhet të merret cilado vaksinë e licencuar, për shkak se, sic thotë ai, është një shpëtim i sigurt nga vdekja nga COVID-19. Sipas tij, hezitimi i stafit shëndetësor për t’u vaksinuar është i pakuptimtë

Postimi i plotë:

“656.000 persona janë vaksinuar vetëm dje në Gjermani. 290.000 prej tyre në ordinancat e mjekëve familjar dhe mjekëve specialistë në tërë territorin e Gjermanisë, ndërsa 366.000 në qendrat e improvizuara të vaksinimit. Ky eshte rekordi ditor në Gjermani i arritur pas përfshirjes së ordinancave në procesin e vaksinimit. Deri dje numri maksimal i të vaksinuarve mbrenda ditës ishte 367.000.

Përfshirja e ordinancave të mjekëve në vaksinim ka ardhur nga presioni i opinionit publik gjerman në mënyrë që pandemia të përmbyllet sa më parë. Në ditët e ardhshme pritet që tempo e vaksinimit të ngritet edhe më shumë, por do të shoqërohet edhe me ashpërsim të masave të parandalimit edhe për një kohë të caktuar për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve dhe të sëmurëve rëndë në repartet intensive.

Vaksinimi me cilëndo nga vaksinat e licencuara nga EMA është shpëtim i sigurtë nga vdekja dhe zhvillimi i sëmundjes së rëndë nga Sars-Cov2, prandaj hezitimi për t’u vaksinuar, sidomos i personelit shëndetësor, është i pakuptimtë”, shkroi Beqa në Facebook.

 

Youtube

Arkiva

Kategoritë