Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 90 pacientë me COVID-19.
Sipas një njoftimi thuhet se sa i përket gjendjes së pacientëve katër pacientë janë në respirator (CPAP), 62 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
“Një pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, siç thuhet në njoftim gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 459 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“11 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 6 lindje kanë qenë normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 11 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 8 të gjinisë femërore. 501 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,614 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione”, thuhet në njoftim.