Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr.Flamur Marku i gatshëm të pranojë pacientë edhe pas kujdestarisë 24 orëshe

Ky është Dr.Flamur Marku, i cili, pas përfundimit të kujdestarisë 24-orëshe në Kliniken e Pulmologjisë në QKUK, ka vazhduar punën pranë pacientëve të tij, pa pushuar.

Për portalin Familja Jonë, Dr Flamuri tha: “Ishte rast urgjent, familjarët më telefonuan deri sa po shkoja në shtëpi pas kujdestarisë dhe natyrisht që i pranova. Zonja kishte vështirësi në frymëmarrje. Pas një Echo të mushkërive, konstatova që ishte në pyetje një Effusion Pleural. Menjëherë i kemi bëre Thorcocentez ku i largohet likidi nga hapësirat pleurale”.

Ndërsa, thotë se kjo është ndjenja më e mirë, as gjumi nuk e relakson më shumë se sa kur pacienti i drejtohet me fjalë mirënjohëse.

“Kjo është ndjenja më e mirë, as gjumi nuk më relakson më shumë së sa kur pacienti më drejtohet me fjalë mirënjohëse e me frymëmarrje tashmë të lehtësuar. Ata janë misioni im, dhe unë do të jem aty për ta çdo herë”

Postimi i tij i plotë:

Nuk është COVID-19 problemi i vetëm që po na shqetëson.
Pas kujdestarisë së lodhshme 24 orësh, pranova një telefonat ku një pacient kishte vështirësi në frymëmarrje. Pasi bëhet një eko e mushkërive konstatova për prani effusioni plural. I bera Thorcocentez ku edhe i largohet pastaj likuidi nga hapësirat pleurave.
Kjo është ndjenja më e mirë, e cila më bënë të mos ndjejë lodhjen e as nevojën për pushim.
Sidomos kur pacienti me falënderon për frymëmarrje të lehtësuar. /FamiljaJonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë