Një dozë e vetme e vaksinës Oxford-AstraZeneca ose Pfizer-BioNTek kundër kovid zvogëlon shanset e trajtimit në spital me më shumë se 80 përqind, sipas një analize të kryer në Angli.
Të dhënat e shëndetit publik në Angli për njerëzit mbi moshën 80 vjeç përputhen me rezultate të ngjashme “spektakolare” në Skoci, raporton BBC.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se gjetjet ishin “shumë të forta”.
Ai shtoi se vaksinimi mund të shpjegojë pse numri i pranimeve në njësitë e kujdesit intensiv për shkak të kovidit në njerëz mbi moshën 80 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar “ka rënë në një shifra në javët e fundit”.
Më shumë se 20 milion njerëz morën dozën e parë të vaksinës kovid në MB, ose më shumë se një e treta e popullsisë së rritur.