Një rast i dhunës seksuale është raportuar në Suharekë. Një vajzë 17-vjeçare ka raportuar në Policinë e Kosovës se është përdhunuar nga një person.
Vajza në fjalë, së bashku më babanë, është paraqitur në stacionin policor në orën 6 të mëngjesit.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj. Ai ka treguar tutje se i dyshuari është arrestuar ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.
“Me datë 02.02.2021 rreth orës 06:00 në S.P. Suharekë eshte paraqitur viktima me prindin e saj dhe deklarojnë se perderisa e mitura ishte e vetme në shtëpi dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person i dyshuar. Për rastin është informuar prokurori i krimeve të rënda si dhe është njoftuar njësia e hetimeve e rajonale dhe janë duke proceduar me rastin. Me urdhër të prokurorit i dyshimti është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima është derguar në IML për ekzaminim mjekësor”, tha ai.












