Që prej fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, asnjë rast i infeksionit me COVID-19 nuk është regjistruar në shkollat e Gjilanit, përfshirë institucionet parashkollore, shkollat fillore e të mesme.
Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka bërë thirrje për kujdes të vazhdueshëm, në mënyrë që shkollat të mbahen të hapura dhe të parandalohet mësimi online.
“I lumtur që në shkollat e Gjilanit gjendja është stabile me COVID-19 dhe nuk kemi të shënuar raste që nga fillim i periudhës së dytë mësimore, edhe pse shkollat e mesme të ulta, procesin mësimor në e zhvillojnë me orar të rregullt dhe të plotë”, ka thënë Gagica.