Studimet e fundit kanë treguar se 25% e njerëzve që janë të prekur nga diabeti i tipit 2 nuk e dinë se vuajnë nga kjo sëmundje.
Tregues të këtij tipi të diabetit janë disa simptoma që në dukje të parë mund të merren normale.
Sipas Living janë disa tregues që vënë në pah se një person vuan nga diabeti i tipit 2.
Urinimi i shpeshtë gjatë natës
Personat me diabet nuk kanë një organizëm efikas për rregullimin e sheqerit në gjak. Njerëzit në këto raste uriojnë shpesh për ta larguar sasinë e tepërt të sheqerit në gjak. Urinimi 1 deri në 2 herë gjatë natës është krejtësisht normal, por nëse na bie të urinojmë më shpesh paraqet rrezik.
Etja e pashuar
Personat me diabet gjithashtu kanë etje të madhe. Ata zakonisht përdorin pije të gazuara ose lëngje të tjera, kësisoj gjaku e përthithë sheqerin e tepërt përkohësisht.
Uria
Kur njeriu ka nivele të larta të glukozes në gjak, fillon të dridhet dhe ka nevojë të madhe për të ngërë karbohidrate dhe sheqerna.
Plogështia
Diabetikët gjithashtu ndihen gjithnjë të plogësht. Kjo për shkak se ushqimi që konsumohet nuk shpërbëhet në energji dhe nuk shkon në qeliza.
Luhatja e humorit
Ndryshimi i humorit është njëra ndër shenjat që tregon se kemi problem me sasinë e sheqerit në gjak. Te personat e tillë manifestohet një lloj depresioni.

Si këshilla për vërejtjen e hershme të diabetit dhe parandalimin e tij preferohet konsumimi i sa më shumë fibtrave dhe drithërave. Rënia në peshë dhe aktiviteti fizik gjithashtu janë një ide e mirë. /familjajone













