Pas hetimeve intenzive 6 mujore të policisë ka dalur konstantimi se nuk është gjetur asnjë cent i keqpërdorimit nga ana e Drejtorit të Klinikës së Radiologjisë Bujar Gjikolli.
Postimi i plotë:
“Të nderuar miq,
Pas inicimit të procedurave hetimore në Departamentin e krimeve të rënda nga ana e kolegëve dhe dashakeqëve në Klinikën e radiologjisë, i njejti organ dhe prokurori i shtetit pas hetimeve intenzive 6 mujore të policisë ka dalur me këtë konstatim të cilin po e postoj, se nuk ka gjetur asnjë Cent keqperdorime.
Falenderoj inicuesit të këtyre hetimeve të cilët vërtetuan edhe me shkrim se nuk i përkas rangut të tyre.
Me nderime.”
Ka bërë të ditur përmes një postimi Drejtorit të Klinikës së Radiologjisë Bujar Gjikolli.













