Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, është infektuar së fundmi me koronavirus.
“Gjyshi dhe unë po e kalojmë bashkë virusin Covid-19. Deri tani me simptoma të lehta dhe pa ndonjë problem të madh shëndetësor”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Urojmë që gjithë të infektuarit ta kalojnë sa më lehtë këtë sfidë. Ju lutem, ruani distancën dhe mbani maskat që ta mbroni veten dhe të tjerët”.













