Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Je ‘single’? Ja çka duhet të provosh patjetër!

A ke bredhur ndonjëherë lakuriq në shtëpi? Nëse përgjigja është jo, do të thotë që ke humbur një nga kënaqësitë më të mëdha të të qenurit Single.

Zbulo me ne 10 gjërat që ia vlen t’i bësh kur je Single.

Pak rëndësi ka nëse je single në të vërtetë apo je një grua e martuar.

Secila prej nesh ka nevojë për pak kohë me veten.

Për shembull, Carrie Bradshaw e ‘Sex and the City’ ka thënë njëherë se sekreti i saj i vogël është se i pëlqen të hajë crackers dhe akullore ndërkohë që lexon ‘Vogue’ në kuzhinën e saj. Ja disa sekrete të tjera të vogla:

  • Të ecësh lakuriq në shtëpi
    Mbase një nga veset me sekrete, por pse të mos e bësh kur e ke mundësinë?
  • Të hash në shtrat
    S’ke askënd afër që të të thotë se po lëshon thërrime në krevat. Shijoje!
  • Të mbulohesh me kremëra
    Një maskë për fytyrën, maskë për flokët, një scrub për trupin dhe gjithçka tjetër që ju vjen në mendje…
  • Të kërcesh si e çmendur
    S’ka mënyrë më të mirë për t’u zbavitur si fëmijë dhe ndërkohë humb dhe ca kalori.
  • Të këndosh duke stonuar
    Meqë askush nuk i çmon aftësitë e tua vokale, bëhu Beyonce kur je vetëm.
  • Të pish direkt nga shishja
    Pse të bësh pis një gotë?
  • Të mos ndërrosh rrobat
    Sidomos nëse je e sëmurë ose ke vendosur të jesh asociale për 2-3 ditë, as nuk ia vlen fare të bësh pis rroba të tjera.
  • Të shtypësh pikat e zeza
    E dimë që s’mund të përmbahesh. Kot e ke!
  • Të mos përdorësh sutjena
    Vëtem ne femrat e kuptojmë kenaqësinë e kësaj gjëje.
  • Të flasësh me veten
    Sepse ndonjëherë ke nevojë t’i thuash vetes se je më mirë pa atë budallanë me të cilin je ndarë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë