Një rast i grabitjes në një institucion mikrofinanciar ka ndodhur sot në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, raporton Telegrafi.
Ajo u shpreh se personat që kanë tentuar ta realizojnë grabitjen e kanë kërcënuar një punëtore me armë zjarri.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një tentim grabitje në rrugën UÇK në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat policore për hetimin e krimit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Mbështetur në rezultatet e veprimeve të para hetimore dyshohet se te dyshuarit kane tentuar të realizojnë grabitjen duke kërcënuar me armë një punëtore në një institucion mikrofinanciar.
Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti. /familjajone