Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të cilit i është gjetur municion.
Ky operacion ndodhi të enjten në orën 17:20 në komunën e Mitrovicës, ku pas një kontrolli të detajizuar të makinës së personit në fjalë, janë gjetur 1200 fishekë të armës së gjuetisë.
I dyshuari L.K., 46 vjecar, është dërguar menjëherë në stacion policor dhe, me urdhër të gjykatës, i është bastisur shtëpia, me c’rast aty janë gjetur edhe 10 fishekë 9 mm dhe një karikator, transmeton Telegrafi.
Pas procedurave, i dyshuari është në mbajtje 48 orë. /familjajone