Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
OBSH: Moti i ftohtë nuk ndikon në transmetimin e coronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se coronavirusi mund të transmetohet në te gjitha kushtet e motit dhe se nuk ka asnjë arsye për të besuar se moti i ftohtë është vdekjeprurës për virusin.

Bora dhe shiu mund ta bejnë të vështirë transmetimin e virusit nga sipërfaqet e ndotura, por ai transmetohet kryesisht nga personi në person.

Shkenctarët kanë frikë nga moti i ftohtë kryesisht pasi njerëzit do të kalojnë më shumë kohë në hapësira të mbyllura të përbashkëta ku lehtësohet përhapja e virusit.

Transmetimi i infeksionit është i vështirë në hapësirën e hapur, por ekspertët paralajmërojnë se pa një maskë mbrojtëse, virusi mund të transmetohet lehtësisht në këto hapësira.

Ata thonë se mbajtja e maskës dhe distanca fizike janë mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e virusit. /kp/Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë