Zëri kryesor dhe organizata më e madhe jo-fitimprurëse e fitnesit evropian dhe aktivitetit fizik, Europe Active, njofton se të dhënat paraprake të mbledhura nga Universiteti Kin Juan Carlos dhe Universiteti AWRC-Sheffield Hallam kanë zbuluar nivele jashtëzakonisht të ulëta nga rreziku i COVID-19 në qendrat e fitnesit.
Me më shumë se 62 milionë vizita të analizuara në klube evropiane të fitnesit, niveli mesatar i infeksionit qëndron në 0.78 për 100.000 vizita.
Që nga fillimi zyrtar i studimit më 25 shtator, 2020, partnerët e hulumtimit dhe vlerësimit kanë mbledhur të dhëna të bazuara në më shumë se 63 milionë vizita në qendra të fitnesit, me vetëm 487 raste pozitive (të anëtarëve dhe stafit të fitneseve), të raportuara nga operatorë të fitnesit në Gjermani, Francë, Suedi, Belgjikë, Holandë, Spanjë, Portugali, Norvegji, Zvicër, Poloni, Danimarkë, Luksemburg dhe Britani të Madhe.
Studimi SafeACTiVE, i organizuar nga qendra e hulumtimeve e Europe Active, synon të demonstrojë rrezikun relativ të infeksioneve nga COVID-19 në qendrat e fitnesit. Të dhënat e mbledhura kanë për synim zbutjen e shqetësimeve të shëndetit publik të anëtarëve të qendrave të fitnesit. Këto të dhëna konfirmojnë që qendrat e fitnesit janë ambiente të sigurta me një rrezik të ulët të infeksioneve nga COVID-19.
Palestrat që marrin pjesë në hulumtim, u kërkohet të sigurojnë informacione mbi vizitat totale javore që nga rihapja dhe duke përdorur të dhënat nga sistemet e tyre të hyrjeve të anëtarëve në palestra. Ne kemi besim se do të arrijmë të publikojmë raportin e plotë gjatë nëntorit 2020, i cili do të përfshijë informacione të hollësishme nga rajoni dhe të gjitha vendet evropiane, duke marr parasysh ndryshimet në normat e infeksioneve’’.
Studimi Safe ACTiVE është bërë i mundur falë mbështetjes bujare të Exerp, ExorLive, Life Fitness, Matrix, Myzone dhe TechnoGym.