Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Dallimi se kur fryrja në bark vjen nga stresi e kur nga pesha e tepërt

Për t’iu ardhur në ndihmë atyre që kanë nevojë, instruktori i ushtimeve fizike i shumë personazheve të njohur, James Duigan, ka zbuluar disa nga shkaktarët e fryrjes së barkut që nuk lidhen me peshën e tepërt.

Shkaktarët

  • Dëshira e vazhdueshme për të ngrënë ëmbëlsira
  • Teprimi me alkoolin
  • Përfshirja e shumë ushqimeve të pasura në sheqerna dhe karbohidrate të përpunuara (ëmbëlsira, biskota dhe bukë e bardhë) ose karbohidrate me niseshte (makarona ose oriz) në dietë.


Këshillat:

Konsumoni alkool në sasi të moderuar.

Ndiqni një dietë më të shëndetshme. Shmangni ushqimet e përpunuara dhe ato me shumë yndyra e sheqer. Konsumoni vezë, mish pa dhjamë, perime dhe fruta, si dhe yndyra të shëndetshme, si avokado, fruta të thata dhe peshk.

Ushtroni.

Fryrja e barkut si pasojë e stresit

Shkaktarët

  • Stresi kronik
  • Nuk i konsumoni të gjitha vaktet
  • Konsumoni shumë kafe
  • Vuani nga sindroma e zorrës së irrituar
  • Ushqeheni jo-shëndetshëm

Këshillat:

Flini më herët: Mungesa e gjumit ju çon në gjendje stresi dhe kështu ndërpritet prodhimi i leptinës, hormoni që rregullon oreksin dhe metabolizmin.

Qetësohuni para se të flini: Teknikat e frymëmarrjes, një dush i ngrohtë ose meditimi mund t’ju vijnë në ndihmë në këtë rast. Mos konsumoni kafe në mbrëmje.

Mos e teproni me ushtrimet: Bëni yoga, një shëtitje të lehtë ose edhe ushtrime në palestër, por pa e tepruar.

Përfshini magnez në ushqim: Magnezi është mineral relaksues që gjendet tek perimet e gjelbra dhe frutat e thata./NetDoktori

Youtube

Arkiva

Kategoritë