Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mos respektimi i masave ndaj COVID-19, policia shqiptoi dje mbi një mijë gjoba

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1,168 tiketa ndaj personave që nuk i respektuan masat e Qeverisë ndaj COVID-19.

Numri më i madh i dënimeve janë shkaku i mos respektimit të masave, konkretisht mbajtjes së maskave në ambiente të ndryshme.

Në raportin 24-orësh Policia ka njoftuar se janë shqiptuar edhe 1, 123 tiketa ndaj vozitësve që nuk i respektuan shenjat e trafikut.

Po ashtu janë arrestuar 25 persona, 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 6 në vuajtje të dënimit./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë