Gjatë 24 orëve të fundit 77 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe 59 të tjerë janë shëruar.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njofton që më së shumti raste kanë rezultuar në kryeqytet.
”Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 46 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime”, shkruhet në njoftimin e IKSHPK-së.