Të qasurit ndaj problemeve në mënyrë kritike përbën shkallën më të lartë të formësimit të mendimit. Sigurisht, mësuesit qysh herët tentojnë që fëmija të mësohet të mendojë në mënyrë kritike, por ky nivel i të menduarit arrihet më vonë.
Sipas psikologut francez, Jean Piaget, fëmija kalon katër stade të zhvillimit derisa të mbërrijë të gjykojë përmbajtje ose probleme në mënyrë kritike. Tri periudhat e para, sipas Piaget, i ndihmojnë fëmijës që të arrijë të formësojë sadopak të menduarit dhe qëndrimin kritik, ashtu që në periudhën e katërt të zhvillimit kognitiv të tij të jetë më i përgatitur.
Mosha kur fillon që të vijë në pah mendimi kritik është ajo 14-vjecare. Kjo periudhë e zhvillimit, sipas psikologut francez, njihet si periudha operacionale-formale, ku fëmija është i aftë të gjykojë dhe të mendojë në mënyrë abstrakte. /familjajone