Ndihma ndaj dikujt është gjëja më e mirë që mund ta bëjmë. Psikologët socialë i kanë kushtuar vëmendje të madhe këtij veprimi dhe vlerësuan se ndihma bëhet ose si obligim ose si sjellje altruiste. E para ka të bëjë me ndihmën që e kemi obligim ta kryejmë, fjala vjen nëse jemi polic, detyra jonë është që t’i ndihmojmë të tjerët. Kurse ndihma si sjellje altruiste paraqet dëshirën tonë për t’i ndihmuar të tjerët pa asnjë interes.
Psikologu Bibb Latane në librin e tij “Spektatori indiferent, pse nuk ndihmon” shpjegon se kur jemi vetëm jemi të prirur t’i ndihmojmë të tjerët më shumë sesa kur gjendemi në grup. Kjo ngjanë se të qenurit në grup bën që përgjegjësia për të ndihmuar të ndahet nga të gjithë dhe nuk është vetëm një njeri fajtor, për dallim prej asaj kur jemi vetëm që e tërë përgjegjësia morale bie mbi ne.
Shumë eksperimente janë z lidhur më çështjen se kur jemi të predispozuar të ndihmojmë më shumë kanë treguar se të qenurit vetëm na bën më të përgjegjshëm.
Po ashtu njerëzit janë më në vullnet t’i japin ndihmë dikujt kur ndihen mirë dhe kanë përgjegjësi të larta morale. Njerëzit që janë mësuar të ndihmojnë e vazhdojnë këtë veprim edhe më tutje, për dallim nga të tjerët të cilët nuk është se e praktikojnë shpesh. /familjajone













