Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Paralajmëron Hoti: Rreziku ndaj COVID-19 është real, mund të kthejmë masa shtrënguese për 2-3 javë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se nëse vazhdon të ketë rritje të të infektuarve me Covid19, atëherë janë të detyruar të kthejnë masa shtrënguese.

Hoti ka kërkuar nga qytetarët e vendit të tregohen më të përgjegjshëm sa iu përket respektimit të masave.

“Rreziku është real që për 2 ose 3 javë të detyrohemi të kemi gjendje si vendet tjera me numër të lartë të të prekurve e Covid19, këtu sapo ka filluar rritja e numrit të të infektuarve. Ne detyrohemi të marrim masa shtrënguese nëse vazhdon të rritet numri, nëse shkon me këtë trend”, ka theksuar Hoti. 

“Ka plotë raste që po evidentohen edhe nga Policia por edhe nga Inspektorati. Ka shumë vende që shërbehet pa maska, si në furra, barnatore e institucione të ndryshme. Është e patolerueshme që për shkak të papergjegjësisë së një biznesi të caktuar të pësojnë të tjerët”, ka thënë Hoti në një konferencë për medie.

“Duhet të marrim masa shtrënguese, na kanë kushtu shumë masat, çdo familje e ka ndi efektin e atyre masave. Duhet të bëjmë gjithçka që mos të shkojmë kah situata e që mos të marrim masa”, ka shtuar tutje ai. 

 “Është në interes të tyre por edhe të publikut në përgjegjësi që të resoketojmë këto masa”, tha Hoti. /io

Youtube

Arkiva

Kategoritë