Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa arsye që na bën të përdorim fjalë “të pista”

Mësuesit dhe prindërit tërë aktivitetin e tyre e orientojnë te fëmijët, që të jenë të sjellshëm dhe të mos përdorin fjalë të pahijshme. Edhe pse ka përpjekje të mëdha nga të dyja palët, në të shumtën e rasteve, fëmijët do të mësohen të shajnë apo të përdorin fjalë joadekuate.

Në përgjithësi, janë disa faktorë që ndikojnë që ne të shajmë. Sipas uebsajtit Psikologjia Sot (Psychology Today) janë katër prej tyre që janë më të mëdhenj.

  • Lehtësimi i dhimbjes

Shpesh të sharit konsiderohet si mundësi për shfryerjen e dufit që kemi brenda. Kur shajmë duket se ndihemi më të liruar dhe, të pakten përkohësisht, do të jemi më të qetë emocionalisht.

Fjalët “e pista” tingëllojnë më brutale dhe në një formë mundësojnë një lirim të ngarkesës emocionale.

  • Fuqia dhe kontrolli

Nuk ka ndodhur rrallë që kemi dëgjuar fjalë jo të përshtatshme nga ndonjë njeri në rrugë. Në këso raste personi në fjalë tenton të demostrojë fuqi dhe kontroll.

Përderisa ai synon të jetë i ashpër edhe fjalët e tij janë të tilla, të ashpra dhe fyese. Sikurse thoshte edhe shkrimtari Mark Twain: “Kur jeni nervoz, numëroni deri në katër. Kur jeni shumë nervoz, shani”

  • Humori

Një arsye tjetër se pse të sharat janë aq të pranishme është se përmes tyre mendohet se krijohen situate humori. Individi që shan tenton që përmes saj ta “zbukurojë” batuten apo ngjarjen që tregon.

  • Shprehja e vetvetes

Normalisht, secili nga ne mund të mendojë shprehje që nuk mund të thuhen në publik, por ka të tillë që nuk e kanë problem ta thonë këtë gjë.

E shara në shumë raste shpjegon edhe një gjendje të tendosur emocionale dhe  sinqeritet. Kur ndonjë fjali e shoqërojmë me të shara, predispozon që të dukemi më transparent me të tjerët. /familjajone

Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Youtube

Arkiva

Kategoritë