Mër, Kor 1, 2026
Banner Top
Banner Top
Masturbimi, proces jo i dëmshëm sipas psikologëve

Ndonëse kanë ekzistuar shumë mite fetare lidhur rreth mëkatit të masturbimit, ende askush nuk ka gjetur ndonjë dëm fizik ose mendor prej tij. Kanë qenë fetë ato që e kanë përhapur idenë se ata që masturbojnë shpesh kanë probleme të rënda mendore, pasi kjo e fundit llogaritej si diçka jo morale.

Psikologu Terry F. Pettijohn në librin e tij “Psikologjia, një hyrje koncize”, masturbimin e shpjegon si një vetëngacmim erotik i cili shkakton orgazmë. Ai, ndër të tjera, shpjegon se ky proces fiziologjik nuk ka dëme as fizike, as psikike. Pettijohn, në po këtë libër, tregon se masturbimi kryhej shumë kohë më parë, madje edhe atëherë kur nuk ishte e lejuar. Përderisa edhe sot është i pranishëm jo pak, akoma nuk ka të dhëna se ky akt ka sjellë çrregullime fiziologjike ose mentale te ndonjë individ.

Ka ende mendime se të masturbuarit shpesh shkakton humbje të kujteses dhe plogështi, por akoma nuk ka prova se kjo hipotezë qëndron.

Kjo sjellje seksuale njerëzore është e praktikuar te të dy gjinitë, ndonëse te femrat në një numër më të vogël sesa burrat.

Në shoqërinë amerikane të masturbuarit shihet si diçka normale dhe pa pasoja fizike./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë