Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Alopecia (Humbja e flokëve) – Simptomat dhe parandalimi

Humbja e flokëve ( Alopecia) mund të ndikojë vetëm në lëkurën e kokës ose të gjithë trupin tuaj.

Mund të jetë rezultat i trashëgimisë, ndryshimeve hormonale, kushteve mjekësore ose medikamenteve. Çdokush mund të përjetojë humbje të flokëve, por është më i zakonshëm tek burrat, transmeton netdoktori.

Alopecia zakonisht i referohet humbjes së tepruar të flokëve nga koka. Humbja e trashëguar e flokëve në moshë është shkaku më i zakonshëm i alopecisë. Disa njerëz preferojnë të lejojnë humbjen e flokëve të drejtojë kursin e saj, pa e trajtuar dhe pa e fshehur. Të tjerët mund ta mbulojnë atë me ndryshime në stilin e flokëve, kozmetikë, kapele ose shalle. Dhe akoma të tjerë zgjedhin një nga trajtimet në dispozicion për të parandaluar humbjen e mëtejshme të flokëve dhe për të rivendosur rritjen.

Humbja e flokëve mund të shfaqet në mënyra të ndryshme, në varësi të asaj që e shkakton atë. Mund të shfaqet papritmas ose gradualisht dhe të ndikojë vetëm në lëkurën e kokës ose në tërë trupin tuaj. Disa lloje të humbjes së flokëve janë të përkohshme, dhe të tjera janë të përhershëm.

Shenjat dhe simptomat e humbjes së flokëve mund të përfshijnë:
-Humbja graduale e flokëve në majë të kokës. Ky është lloji më i zakonshëm i humbjes së flokëve, që prek si burrat ashtu edhe gratë. Tek burrat, flokët shpesh fillojnë të tërhiqen nga balli në një rresht që i ngjan shkronjës M. Gratë zakonisht mbajnë vijën e flokëve në ballë, por kanë rrallim të flokëve.
-Hapsira rrethore pa flokë. Disa njerëz përjetojnë humbje në formë rrethi të lëmuar, me madhësi monedhash. Ky lloj i humbjes së flokëve zakonisht prek vetëm lëkurën e kokës, por ndonjëherë ndodh edhe në mjekër ose vetulla. Në disa raste, lëkura juaj mund të kruhet ose bëhet e dhimbshme para se flokët të bien.
-Humbje e papritur e flokëve. Një traumë fizike ose emocionale mund të bëjë që flokët të bien. Grushta të flokëve mund të bien kur krehni ose lani flokët. Ky lloj i humbjes së flokëve zakonisht shkakton rrallimin e përgjithshëm të flokëve.
-Humbje e flokëve në tërë trupin. Disa kushte dhe trajtime mjekësore, të tilla si kimioterapia, mund të rezultojë në humbjen e flokëve në të gjithë trupin tuaj. Flokët zakonisht rriten përsëri.

Shkaktarët
Njerëzit zakonisht humbasin rreth 100 qime në ditë. Kjo zakonisht nuk shkakton rrallim të dukshëm të flokëve të kokës, sepse flokët e rinj po rriten në të njëjtën kohë. Humbja e flokëve ndodh kur ky cikël i rritjes dhe derdhjes së flokëve është ndërprerë ose kur gjëndra e flokëve shkatërrohet dhe zëvendësohet me ind mbresë.

Humbja e flokëve zakonisht lidhet me një ose më shumë nga faktorët e mëposhtëm:
-Historia familjare (trashëgimia). Shkaku më i zakonshëm i humbjes së flokëve është një gjendje trashëgimore e quajtur alopecia e modelit mashkullor ose alopecia e modelit femëror. Zakonisht ndodh gradualisht me plakje dhe në modele të parashikueshme – humbje e linjes së flokëve në ballë dhe njolla në formë rrethore pa flokë tek meshkujt, si dhe rrallim i flokëve tëk femrat.
-Ndryshimet hormonale dhe gjendjet e ndryshme mjekësore. Një sërë kushtesh mund të shkaktojnë humbje të përhershme ose të përkohshme të flokëve, përfshirë ndryshimet hormonale për shkak të shtatzënisë, lindjes së fëmijëve, menopauzës dhe problemeve të tiroides. Këto gjendje mjekësore përfshijnë alopecia areata, një sëmundje autoimune, e cila shkakton humbje të qimeve të flokëve; infeksione të kokës; dhe një çrregullim i tërheqjës (shkuljës) së flokëve, i quajtur trichotillomania.
-Medikamentet. Humbja e flokëve mund të jetë një efekt anësor i disa barnave, të tilla si ato të përdorura për kancer, artrit, depresion, probleme të zemrës, përdhes dhe presion të lartë të gjakut.
-Terapia e rrezatimit në kokë. Flokët mund të mos rriten ashtu si më parë.
-Një ngjarje shumë stresuese. Shumë njerëz pësojnë një rrallim të përgjithshëm të flokëve disa muaj pas një tronditje fizike ose emocionale. Ky lloj i humbjes së flokëve është i përkohshëm.
-Stile të caktuara të flokëve dhe trajtime. Kapjet e tepërta të flokëve ose stilet e flokëve që bëjnë që flokët të tërheqen shumë, mund të shkaktojnë një lloj të humbjes së flokëve të quajtur alopecia tërheqëse. Trajtimet e flokëve me vaj të nxehtë dhe substanca tjera mund të shkaktojnë inflamacion të gjëndrave të flokëve që çon në humbjen e flokëve.

Parandalimi
Shumica e alopecive kanë bazë gjenetike dhe nuk janë të parandalueshme. Sidoqoftë llojet e tjera të alopecive mund të parandalohen.
Këto këshilla mund t’ju ndihmojnë të shmangni llojet e parandalueshme të humbjes së flokëve:
-Shmangni stilet e flokëve të kapura shtrëngueshëm
-Shmangni shtrëngimin e detyrueshëm, fërkimin ose tërheqjen e flokëve tuaj.
-Trajtoni flokët butësisht kur lani dhe i krehni. Një krehër me dhëmbë të gjerë mund të ndihmojë në parandalimin e tërheqjes së flokëve.
-Shmangni trajtime të ashpra të tilla si thatësja e flokëve, hekurin për drejtimin apo për përdredhjën e flokëve, trajtimet me vaj të nxehtë, etj
-Shmangni ilaçet dhe shtojcat që mund të shkaktojnë humbjen e flokëve.
-Mbroni flokët tuaj nga rrezet e diellit dhe burimet e tjera të dritës ultravjollcë.
-Ndaloni pirjen e duhanit. Disa studime tregojnë një lidhje midis pirjes së duhanit dhe alopecisë tek burrat.
 

Youtube

Arkiva

Kategoritë