Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Mungesa e vitaminës D – Simptomat

Vitamina D është një vitaminë jashtëzakonisht e rëndësishme që ka efekte të fuqishme në disa sisteme në të gjithë trupin tuaj.

Për dallim nga vitaminat e tjera, vitamina D funksionon si një hormon, dhe çdo qelizë në trupin tuaj ka një receptor për të. Trupi juaj e prodhon atë nga kolesteroli kur lëkura juaj është e ekspozuar ndaj diellit.

Gjendet gjithashtu në ushqime të caktuara siç janë peshku yndyror dhe produktet e qumështit të fortifikuara, megjithëse është shumë e vështirë të marrësh sa duhet vetëm nga dieta.


Mungesa e vitaminës D është shumë e zakonshme. Është vlerësuar se rreth 1 miliardë njerëz në të gjithë botën kanë nivele të ulëta të vitaminës në gjakun e tyre.

Këtu janë 6 faktorët e zakonshëm të rrezikut për mungesën e vitaminës D:

– Të kesh lëkurë të errët

– Të jesh i moshuar

– Të qenit mbipeshë

– Të mos hani shumë peshk apo bulmet

-Të jetosh larg ekuatorit ku ka pak diell gjatë gjithë vitit

-Qëndrimi në ambiente të mbyllura

Njerëzit të cilët jetojnë pranë ekuatorit dhe ekspozohen në mënyrë të shpeshtë në diell ka më pak të ngjarë të jenë të kenë mungesë,  pasi lëkura e tyre prodhon mjaftueshëm vitaminë D për të kënaqur nevojat e trupit të tyre. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë që kanë mungesë të vitaminës D, pasi simptomat janë përgjithësisht delikate. Ju nuk mund t’i njihni ato lehtësisht, edhe nëse ato kanë një efekt të rëndësishëm negativ në cilësinë tuaj të jetës.

Këtu janë 8 shenja dhe simptoma të mungesës së vitaminës D.

–  Infekcionet e shpeshta

– Lodhja, molisja

– Dhimbja e eshtrave dhe shpinës

– Depresioni

– Shërimi i ngadalshëm i plagëve

– Humbja e masës eshtërore

– Rënia e flokëve

– Dhimbja e muskujve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë