Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shqipëri, 130 raste të reja me COVID-19 dhe 4 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se në 24 orët e fundit katër persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Numri i rasteve të reja të konfirmuara është 130, rekord ditor, ndërsa 23 persona janë shëruar, shkruan A2 CNN.

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 130 raste të reja, katër humbje jete dhe 23 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të respektojnë masat e vendosura – për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin fizik dhe higjienën personale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Situata paraqitet serioze ku vijon të ketë raste të reja të idenfikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe qytetarë që kanë nevojë për trajtim mjekësor në dy spitalet Covid.

Ndaj u kërkojmë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura – për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin fizik dhe higjienën personale. Në këtë normalitet të ri, bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e infeksionit, për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 546 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku 130 persona janë konfirmuar të prekur nga COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës dhe Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat dhe Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat dhe Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë dhe Skrapar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 3054, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 pacientë janë në terapi intensive, shtatë prej të cilëve pacientë të intubuar.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në Spitalin Infektiv, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi” edhe dy qytetare: një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundjë bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ju lutemi, tregoni kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës dhe distancës fizike.

Respektimi i distancës, vendosja e maskës, si dhe higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID-19.

COVID-19 – Statistika (4 Gusht 2020)

Testime totale 43203

Raste pozitive 5750

Raste të shëruara 3054

Raste aktive 2520

Humbje jete 176 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 30, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Lezhë 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1404

Durrës 302

Shkodër 231

Fier 103

Vlorë 94

Lezhë 87

Korçë 82

Kukës 74

Elbasan 54

Berat 33

Dibër 31

Gjirokastër 25

Youtube

Arkiva

Kategoritë