Veçse po dihen simptomat që na tregojnë se jemi infektuar me virusin Covid-19, edhe pse po ka dallime të mëdha gjatë shfaqjes apo manifestimit të tyre, nga personi në person. Te disa po fillon me lodhje e dhimbje në nyje e trup në përgjithësi, e te disa me ndryshime të temperaturës, humbje të shijes, kollë, e kështu me rradhë.
Para shenjave të lartëpërmendura po shfaqen edhe si “parashenja”, përmes të cilave trupi na tregon se është më i lodhur, e rrjedhimisht edhe më i predispozuar ndaj infeksioneve.
Kështu thotë edhe një studim i publikuar në JAMA Dermatology, duke theksuar se skuqja e qiellzës së gojës mund të jetë një parashenjë e mundshme, shkruan netdoktori. Nga pjesëmarrësit në studim 29% prej tyre kishin lëndime në zgavrën e gojës, ndërsa pjesa tjetër kishin pika të vogla ngjyrë të kuqe, vjollce apo të kaftë.
Ekzaminimet e pacientëve me coronavirus u kryen në spitalin universitar Ramon y Cajal, në Madrid të Spanjës.