Mër, Kor 1, 2026
Banner Top
Banner Top
“81% PO”, në pyetjen nëse duhet të licencohen laboratorë private për testimin e COVID-19

Portali “Familja Jonë” me datën 4 Korrik ka hapur një “Poll” me pyetjen “A mendoni që duhet të lejohen testimet për COVID-19, në sektorët private”

Në këtë pyetje  për 60 orë sa qëndrojë i hapur  janë përgjigjur 1255 lexues, në mesin e të cilëve vetëm 255 prej tyre kanë thënë JO, ndërsa të tjerët PO.

81% e votuesve janë pajtuar që duhet të licencohen laboratorët për bërjen e testeve për diagnostikim të virusit COVID-19, ndërkohë vetëm 19%  e tyre kanë thanë jo.

Në anën tjetër, mbrëmjen e vonshme të 5 Korrikut Ministria e Shëndetësisë doli me masat e reja për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Në mesin e shumë masave , ndryshimeve dhe pikave Ministria e Shëndetësisë ka parashikuar pikërisht edhe ketë çështje, testimin në laboratorët private, duke theksuar :

“Obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe të menjëhershme për të realizuar testimet virologjike, duke përfshirë:

· Shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve ekzistuese për testim;

· Krijimin e kapaciteteve të reja testuese në regjione;

· Licencimi i institucioneve private shëndetësore për të kryer testime për COVID 19, në përputhje me ligjet në fuqi;

· Prioretizim i testimit të personave më në nevojë.”

Në linkun poshtë e gjeni postimin e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1712485748909005&id=597689407055317&__tn__=K-R

Youtube

Arkiva

Kategoritë