Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Luftojeni pagjumësinë me meditim

Që të funksiononi si duhet gjatë ditës, e rëndësishme është që të keni gjumë të rehatshëm.

Përveç që luan rol të madh ambienti ku flini, ju duhet që të qetësoni mendjen që të keni gjumë kualitativ. Është tejet e vështirë që të mos mendoni për punë apo për mosmarrëveshjet që i keni pasur gjatë ditës, por duhet ta qetësoni mendjen në mënyrë që të bëni gjumë të rehatshëm.

Qetësia e mendjes dhe meditimi janë dy mënyrat që iu ndihmojnë të keni gjumë të rehatshëm.

Me qetësi të mendjes, nënkuptohet vetëdija që keni mbi gjërat që keni bërë gjatë ditës, apo edhe brengat që keni – por që qëllimshëm fokusoni mendjet diku tjetër. Kjo do të thotë që duhet të qëndroni larg televizorit apo telefonit, që të mos ua marrin vëmendjen.

Këtë mund ta praktikoni, duke u shtrirë në shtrat dhe thjesht duke i kushtuar vëmendje mendimeve që të vijnë.  Në çdo mendim që ke, imagjinoje një re që fluturon në qiell. Ideja është që të fokusoheni tek gjërat e momentit. Fillo e merr frymë thellë dhe kushtoi vëmendje frymëmarrjes.

Qetësia e mendjes, është pra e lidhur me meditimin që ndihmon në kanalizimin e mendimeve dhe energjisë në një ide, objekt apo aksion të caktuar. Ju mund të fokusoheni në frymëmarrje për një periudhë të caktuar, që ta qetësoni mendjen. Meditimi është në prej metodave shumë ndihmuese për insomninë.

Meditimin mund ta provoni të ulur në shtrat  me këmbë të kryqëzuara dhe t’i mbylli sytë. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë