Vitiligo është një gjendje kronike që bën që zonat e lëkurës të humbasin ngjyrën e tyre.
Termi mjekësor për humbjen e ngjyrës së lëkurës është depigmentimi.
Vitiligo është një gjendje autoimune dhe është e lidhur me disa sëmundje të tjera. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, rreth 15 deri 25 për qind e personave me vitiligo kanë të paktën një crregullim tjetër autoimun – sic është artriti reumatoid, diabeti ose psoriasis.
Cfarë e shkakton vitiligon?
Përderisa mjekët këtë gjendje e konsiderojnë vetëm si gjendje kozmetike, së fundmi vitiligo njihet edhe si crregullim autoimun.
Kjo do të thotë që sistemi imunitar gabimisht sulmon qelizat e shëndetshme./FamiljaJone