Çdo njeri përjeton eksperienca stresuese dhe studentët nuk përbëjnë përjashtim.
Në fakt studentët kanë shumë stres, pasi kërkon shumë lexime dhe ka afate strikte. E si të reduktohet stresi në kohë provimesh?
Bëni ushtrime rregullisht
Ushtrimet fizike mund të ju ndihmojnë që të luftoni stresin dhe të jeni më të shëndetshëm fizikisht dhe mentalisht. Ushtrimet fizike përmirësojnë humorin dhe të japin më shumë energji.
Organizohuni
Shumë student stresohen në kohë provimesh, pasi ata nuk i organizojnë punët – duke i lënë të gjitha për afatin përfundimtar. Mësimi sistematik është zgjidhja e duhur për të eleminuar stresin.
Jini pozitiv
Ndodhë që për shkak të shumë detyrave, të fokusoheni vetëm në stres e jo në zgjidhjen e problemeve. Ju duhet të mos fokusoheni në stres por të qëndroni pozitiv./FamiljaJone