Në Klinikën e Otorinolaringologjisë(ORL) të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët në bashkëpunim me stafin tjetër shëndetësorë, kanë realizuar 2 mijë e 215 operacione gjatë vitit 2019.
Në saje të raportit të punës për 12 mujorin e vitit të kaluar, kishte 962 raste në ambulanca të pranimit.
Të dhënat zyrtare, po ashtu, tregojnë se në Klinikën e ORL-së janë shtrirë 2 mijë e 359 pacientë.
Gjatë kësaj kohe, kishte 10 mijë e 402 vizita specialistike dhe 5 mijë e 929 vizita subspecialistike.
Në periudhën janar-dhjetor 2019 janë ofruar 379 shërbime logopedike, 3 mijë e 902 shërbime të audiometrisë tonale ( matje të dëgjimit ), 1 mijë e 353 timpanometri ( ekzaminimi i lëvizshmërisë i membranës timpatnike dhe kockave të dëgjimit) dhe 1760 shërbime për pastrim të veshëve./FamiljaJone