Aknet janë një ndër sëmundjet më të shpeshta të lëkurës, nga e cila preken rreth 90 për qind e adoleshentëve. Ato zakonisht shfaqen në fytyrë. Megjithatë,mund të shfaqen edhe në shpinë, gjoks, duar dhe qafë.
Tek personat që kanë akne një sjellje e gabuar është shtrydhja e tyre, duhet bërë kujdes edhe me përdorimin e dezinfektantëve mbi lëkurën me akne .
Duhet cekur se aknet nuk shfaqen vetëm tek adoleshentet, mirëpo edhe tek personat e moshave më të mëdha, si dhe tek ata që nuk kanë pasur ndonjëherë probleme te tilla. Aknet më të shpeshta bëhen tek ata persona që kanë lëkurë shumë të yndyrshme, ndërkohë që më të rralla janë tek personat që kanë lëkurë të thatë.
Një rol kyç në formimin e akneve luan seboreja, ose e thënë ndryshe një yndyrë e tepruar e lëkurës si rrjedhoje e stimulit të gjëndrave të yndyrës dhe nga stimujt hormonale. Nga ana tjetër edhe faktorët mikrobike (Propinum bacteriumiI aknes, staphilococus albus, apo kërpudhat e llojit Malassezia) luajnë rol në formimin e elementëve të aknes.
Aknet nuk mund të parandalohen ose shmangen. Megjithatë, disa njerëz mund ta zvogëlojnë ashpërsinë duke ditur se çfarë shkakton irritim.
Aknet mund të trajtohen me ose pa recetë mjeku. Mjeku juaj do të përcaktojë se cila është më e mira për ju.
Këshilla për lëkurë të shëndetshme:
Higjiena e lëkurës
Aplikimi i përditshëm i një kremi hidratues
Në periudhën e verës përdorimi i kremrave mbrojtës nga dielli për të mbrojtur lëkurën nga fotoplakja.
Ushqim i shëndetshëm./Familja Jonë