Shpesh dëgjojmë për rreziqet e gjumit jo të mjaftueshëm, por nga ana tjetër e spektrit, gjumi i tepërt gjithashtu duket se ka disa rreziqe.
Dihet që gjumi është një kohë kur trupi riparohet dhe rivendoset vetvetiu, dhe gjumi jo i mjaftueshëm mund të çojë në një mori të tërë problemesh shëndetësore.
Pra, sa më shumë orë gjumë më mirë?
Personat që flenë më shumë se 10 orë në ditë, në përgjithësi nuk gëzojnë një shëndet të mirë krahasuar me ata që flenë 7-8 orë në ditë.
Shqyrtimet e fundit të hulumtimeve aktuale nga ekspertët e Fondacionit Kombëtar të Gjumit zgjerojnë pak këtë spektër. Ata thonë se diku në intervalin prej shtatë deri në nëntë orë është normale dhe e shëndetshme për shumicën e të rriturve nga 18 deri 64 vjeç.
Sidoqoftë, në shumicën e studimeve dhe për shumicën e ekspertëve, mbi nëntë orë konsiderohet një sasi e tepërt ose e gjatë e gjumit për të rriturit.
GJumi i tepërt lidhet edhe me shëndetin e zemrës. Kur flini shumë, rrezikoni zemrën. Gjumi më shumë se 8 orë në ditë rrit mundësinë e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 34%. Femrat janë të prirura të flenë më shumë sesa meshkujt dhe kjo i bën më të rrezikuara.
Ja se çka sjell gjumi i tepërt:
Depresion
Rritje e inflamacionit
Dhimbje e shtuar
Pjellori e dobësuar
Rrezik më i madh i mbipeshës
Rrezik më i madh i diabetit
Rrezik më i madh i sëmundjeve të zemrës
Rrezik më i madh për goditje në tru
Vdekshmëri më e lartë nga të gjitha shkaktarët./Familja Jonë