Një lidhje toksike ju bën të ndjeheni të palumtur e me vetëbesim të ulët. Ndonjëherë lidhjet toksike, janë vështirë të identifikueshme – dhe shpeshherë ju mund të tentoni e të tentoni tërë kohën për ta kënaqur partnerin. E në anën tjetër ju mund të përfitoni pak nga ai/ajo.
Kjo dinamikë, mund të jetë shkatërruese për parterin që jep shumë!
Edhe në lidhjet më perfekte, është pothuajse e pamundur që të dy partnerët të japin për njëri-tjetrin njëjtë. E kjo gjë është normale. Është normale që të në një periudhë njëri partner të ketë më shumë nevojë për mbështetje se tjetri, por jo nëse kjo gjë vazhdon për një periudhë shumë të gjatë.
Prandaj është e rëndësishme që të flisni në mënyrë që partneri të mos ju konsiderojë si të mirëqenë – kjo pasi ai/ajo mund të fillojë të përfitojë nga ju.
Nëse ju tërë kohën jepni për partner, kjo gjë mund të ju konsumojë./FamiljaJone