Sipas një studimi, fëmijët që rriten me gjyshe kanë më pak tendencë të kenë depresion në të ardhmen.
Gjyshet shfaqin shumë dashuri për nipërit dhe mbesat e tyre, e kjo gjë i bënë fëmijët të mbrojtur dhe shumë të dashur.
Janë disa arsye pse gjyshet shfaqin më shumë dashuri për mbesat dhe nipërit, madje më shumë se sa kanë shfaqur për fëmijët e tyre.
Gjyshet kanë prioritete të tjera
Të moshuarit, kanë prioritete të tjera dhe më shumë kohë të lirë – prandaj për ta koha më e mirë është kur e shpenzojnë me mbesat dhe nipërit.
Gjyshet nuk janë kritikuese si prindërit
Ndonjëherë prindërit dinë të jenë kritikues për veprimet e fëmijëve, por gjyshet nuk janë të tilla! Ato zakonisht i përkrahin të gjitha veprimet e më të vegjëlve të tyre./FamiljaJone